LAJMI I FUNDIT:

Mungon në ndeshjet e marsit, por Herolind Shala beson te shokët: Secili që e veshë fanellën dardane e jep maksimumin

Mungon në ndeshjet e marsit, por Herolind Shala beson te shokët: Secili që e veshë fanellën dardane e jep maksimumin

Mesfushori i spikatur i Kosovës, Herolind Shala do t’i mungojë shokëve të tij dardanë në tri ndeshjet e këtij muaji.

Arsyeja e mungesës së tij qëndron tek fakti se në mesin e të prekurve me Covid-19 është edhe Herolindi. Ai tash e disa ditë është i prekur nga ky virus, por dita-ditës po e rimerr veten.

Në një bisedë për faqen zyrtare të FFK-së, Herolindi ka folur për skuadrën e tij të re, Stabaek, por edhe për infektimin me koronavirus si dhe për pritjet e tij për ndeshjet e këtij muaji, veçmas për duelet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër dy kombëtareve gjigante, Suedisë dhe Spanjës.


”Ka disa ditë që jam prekur nga Covidi-19. Ditët e para kanë qenë goxha të vështira, ngase kam pasur temperaturë dhe ethe, derisa tash jam më mirë dhe besoj që për pak ditë do ta tejkaloj edhe këtë sfidë. Falënderoj edhe stafin e Kombëtares dhe presidentin Ademi që vazhdimisht më kanë telefonuar dhe janë interesuar për shëndetin tim, ashtu sikurse edhe bashkëlojtarët”.

“Më vjen keq që kësaj radhe nuk do të jem afër tyre për t’i ndihmuar, por ja që ndodhi që të prekem me virus pikërisht para këtij grumbullimi të Kombëtares”, ka thënë Herolind Shala.

Ai në fillim të këtij muaji u transferua te skuadra norvegjeze, Stabaek, por përhapja e madhe e koronavirusit ka ndikuar edhe në vetë punën e klubit.

“Kam nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin Stabaek, i cili ka objektiva të mëdha për të siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane. Por, fati deshi që tani i gjithë ekipi është në karantinë apo thënë më mirë në izolim total. Po ashtu, edhe autoritetet e vendit kanë vendosur masa më të rrepta anti-Covid dhe si rrjedhojë edhe kampionati është shtyrë deri më 2 maj”, ka treguar Herolindi.

Pa marrë parasysh mungesën e tij në Kombëtare, ai beson se secili lojtar që e veshë fanellën e Dardanëve e meriton atë dhe e jep maksimumin. “Në ekipin kombëtar të Kosovës jemi si familje – kur mungon një lojtar është tjetri që e zëvendëson me dinjitet. Normalisht që ndjehem keq që nuk do të jem aty për ta ndihmuar ekipin, por e di që të gjithë do të japin gjithçka nga vetja dhe secili që e veshë fanellën dardane ndjehet krenar”, ka nënvizuar Shala.

Në trend Sport

Më shumë
Ish-kampioni i botës hoqi dorë nga futbolli në moshën 30 vjeçare - tani ngjitet në mal në temperatura ekstreme

Ish-kampioni i botës hoqi dorë nga futbolli në moshën 30 vjeçare - tani ngjitet në mal në temperatura ekstreme

Ndërkombëtare
Omar Marmoush shkëlqen në ndeshjen e fundit me Eintracht Frankfurt me një gol dhe dy asistime – tani radha për aventurën e re

Omar Marmoush shkëlqen në ndeshjen e fundit me Eintracht Frankfurt me një gol dhe dy asistime – tani radha për aventurën e re

Bundesliga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Jam shqiptar" - Arijon Ibrahimovic flet për origjinën në intervistën e parë pas kalimit te Lazio

Serie A
Carlo Ancelotti po 'akuzohet' për mungesë rrotacioni - dy lojtarët që e vuajtën më shumë

Carlo Ancelotti po 'akuzohet' për mungesë rrotacioni - dy lojtarët që e vuajtën më shumë

La Liga
Sven-Goran Eriksson vdiq me miliona borxhe pas mashtrimit, familja shet pronat pas vdekjes

Sven-Goran Eriksson vdiq me miliona borxhe pas mashtrimit, familja shet pronat pas vdekjes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori