LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë zyrtarët policorë, ndërpritet seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan

Mungojnë zyrtarët policorë, ndërpritet seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan

13 të pandehurit në lidhje me akuzat për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan, sot më datë 08.10.2024, janë ulur sërish në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit.

Në këtë rast për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen Besart Malaj, Ilir Bobi, Hekuran Dana, Dritëro Zeka, Jeton Berisha, Milan Vidosavljeviq, Artan Oseku dhe Driton Kurshumlija, ndërsa i akuzuari Dritan Hasimja për veprën penale – marrja e ryshfetit.

Nga ana tjetër, Valdet Syla, Vullnet Syla, Mevlan Arifaj dhe Lulzim Rexha po akuzohen për veprat penale – kontrabandim i mallrave, shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe tregtia e ndaluar.


Kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi, konstatoi se shqyrtimi gjyqësor do të fillojë rishtazi. Me arsye se njëra nga anëtarët e trupit gjykues Kimete Kicaj ka kaluar në Gjykatën Apelit.

Ndërsa, u bë e ditur se trupi gjykues është në krye me gjyqtaren Ajser Skenderi, kryetare e trupit gjykues, me anëtarët Teuta Krusha dhe Luan Berisha.

Pasi që palët nuk kishin vërejtje lidhur me përbërjen e trupit gjykues. Iu dha fjala të akuzuarve që të deklarohen për pranimin ose mos pranimin e fajësisë.

Të akuzuarit Besart Malaj, Dritan Hasimja, Ilir Bobi, Hekuran Dana, Dritëro Zeka, Jeton Berisha, Milajn Vidosavljeviq,  Artan Oseku, Driton Kurshumlija, Valdet Syla, Vullnet Syla, Mevlan Arifaj, Lulzim Rexha, u deklaruan të pafajshëm në seancën e sotme para trupit gjykues.

Pas kësaj, lidhur me fjalën hyrëse, u deklarua edhe prokurorja e Shtetit Ervehe Gashi. E njëjta tha që mbetet në tërësi pranë fjalës hyrëse të dhënë më datë 20.01.2023.

Në anën tjetër,  palët në këtë seancë propozuan që provat e administruara në seancat e kaluara të lexohen. Ky propozim erdhi nga mbrojtja e të akuzuarve.

Me ç’rast, prokurorja e shtetit Ervehe Gashi nuk e kundërshtoi propozimin e mbrojtësve.

Lidhur me këtë, trupi gjykues mori vendim që provat e administruara të lexohen.

Tutje u lexuan deklaratat e dëshmitarëve Sali Kalludra, Mentor Rexhepaj, Sefedin Jasiqi, Behar Murati, Muhamet Murati, Haki Mehmeti, Selim Morina, Roland Frrokaj, Sylë Zeneli dhe Sherif Havolli. Si dhe u lexuan provat materiale të seancës së datës 13.09.2023.

Seanca nuk vazhdoj tutje për shkak që nuk ishin prezent dëshmitarët – zyrtarët policor.

Pasi prokurorja Ervehe Gashi tha që policët sot, në seancën e datës 08.10.2024, nuk kanë mundur të vijnë për shkak të një plani operativ.

Në fjalën e saj, ajo i propozoi gjykatës që seanca e sotme të ndërprehet  dhe të vazhdojë ashtu siç është planifikuar.

Kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi, tha se seanca do të vazhdojë në ditën e nesërme më datë 09.10.2024.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prizrenit, të ngritur në qershor të vitit 2021, të pandehurit Besart Malaj, Dritan Hasimja, Ilir Bobi, Hekuran Dana, Dritëro Zeka-Roni, Jeton Berisha, Milan Vidosavljeviq, Artan Oseku dhe Driton Kurshumlija, në periudhën kohore 7 mars 2018 – 21 maj 2019,  në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në bashkëkryerje, në cilësinë e personave zyrtarë – si zyrtarë doganorë, 64 herë ua sigurojnë të pandehurve Valdet Syla, Vullnet Syla, Mevlan Arifaj dhe Lulzim Rexha, kalimin e automjeteve  të ngarkuara me duhan të grirë-refuz – në sasi të përgjithshme prej 80 mijë kilogramë, filtër për cigare “Grande” – 1 milion e 300 mijë copë, filtër për cigare “Gentleman” – 400 mijë copë, letër duhani, filtra për cigare, cigare pa banderolë të markës “Marlboro” dhe “West”, të gjitha nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës.

Me këto thuhet se i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerën e taksës së akcizës, taksës së doganës dhe TVSH-së së papaguar rreth 3 milionë euro.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit me këto veprime në bashkëkryerje dhe vazhdimësi kanë kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit Driton Kurshumlija dhe Dritan Hasimja gjatë muajit shkurt-mars 2019, në cilësi të personave zyrtarë, në pikën kufitare në Vërmicë, kërkojnë përfitime për vete, për të vepruar në pajtim me detyrat e tyre

Sipas aktakuzës, i akuzuari Kurshumlija më 7 shkurt 2019 kërkon nga i dëmtuari Sefedin Jasiqi shumën prej 100 euro, për kryerjen e zhdoganimit të mallit duke i thënë se zhdoganimi është më lirë nëse i dëmtuari i paguan 100 euro.

Po ashtu, i njëjti thuhet se më 31 mars 2019 kërkon nga i dëmtuari Mentor Rexhepi shumën prej 70 euro për kryerjen e zhdoganimit të mallit, duke i thënë se aq kishte kushtuar zhdoganimi.

Ndërsa, i akuzuari Hasimja më 03 shkurt 2019, thuhet se kërkon para nga i dëmtuari Sali Kalludra për kryerjen e zhdoganimit, duke ditur se mallrat që importon KFOR-i janë të liruara nga dogana.

Aktakuza thotë se më 08 shkurt 2019, i pandehuri merr shumën prej 100 euro nga i dëmtuari Selim Morina për të zhdoganuar vetëm një pjesë të mallit.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale – marrje e ryshfetit në vazhdimësi.

Tutje në aktakuzë thuhet se të pandehurit Valdet Syla, Vullnet Syla, Mevlan Arifaj dhe Lulzim Rexha akuzohen se në periudhën kohore 7 mars 2018 – 21 maj 2019, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë, në bashkëkryerje, pa leje përkatëse shmangin kontrollin doganor dhe kalojnë vijën kufitare duke bartur duhan të grirë-refuz në sasi të përgjithshme prej 80 mijë kilogramë, filtër për cigare “Grande” – 1 milion e 300 mijë copë, filtër për cigare “Gentleman” – 400 mijë copë, letër duhani, filtra për cigare, cigare pa banderolë të markës “Marlboro” dhe “West”, të gjitha nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës.

Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje në vazhdimësi akuzohen se kanë kryer veprat penale kontrabandim me mallra, veprën penale – shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore, si dhe veprën penale – tregti e ndaluar. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Rritja e pensioneve 20 për qind, sa pensionistë përfitojnë nga vendimi i Qeverisë?

Rritja e pensioneve 20 për qind, sa pensionistë përfitojnë nga vendimi i Qeverisë?

Lajme

"Darka e Lamës", mysafirët shijojnë flinë gjigande dy metërshe - organizatori thotë se do të angazhohen për të aplikuar për në Librin Guinness

Lajme
Baza ushtarake amerikane

Baza ushtarake amerikane "Bonsteel" mund të eliminohet gradualisht? Ekspertët amerikanë paralajmërojnë se çfarë mund të ndodhë nëse fiton Trump

Lajme
“Rekordmeni” i krimit: Kapet autori i 67 veprave penale dhe 5 fletarresteve

“Rekordmeni” i krimit: Kapet autori i 67 veprave penale dhe 5 fletarresteve

Drejtësi
'Zabeli' në Reçan, me ushqim dhe natyrë mbresëlënëse

'Zabeli' në Reçan, me ushqim dhe natyrë mbresëlënëse

Lajme
Treni godet veturën në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona

Treni godet veturën në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori