Carlo Ancelotti ka folur për javën që ishte e jashtëzakonshme për Real Madridin që kishin dy festime të mëdha, por në asnjërën prej tyre nuk ishte i pranishëm Gareth Bale.

Los Blancos festuan titullin e kampionit në La Liga, ndërsa pas disa ditësh kishin një rikthim të madh në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt, por Gareth Bale nuk u pa askund, kështu që trajneri u pyet nëse sulmuesi është i shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës.


“Ai nuk ishte aty sepse nuk mund të lëvizte, jo sepse është i largët (me skuadrën)”.

Screenshot 13 6

“Të gjithë lojtarët kujdesen për Bale dhe ai kujdeset për ta, por ai nuk ishte aty sepse nuk mund të ishte atje”.

"Ai kishte një problem me shpinën dhe është e vështirë të lëvizësh kur kjo ndodh. E di. Më ka ndodhur edhe mua", ka thënë Ancelotti.

Real Madridi ka kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve ku do të takohet me Liverpoolin. /Telegrafi/

telegrafi sport app