Vitamina që rrit fuqimisht sistemin mbrojtës të trupit tonë dhe që është bërë suplementi më i rëndësishëm gjatë pandemisë, është sigurisht vitamina D
Gjatë pandemisë, tërhoqi shumë vëmendje për shkak të rolit të saj mbrojtës ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes dhe ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në funksionet trupore.
Është konstatuar se mungesa e kësaj vitamine mund të shoqërohet me sëmundje kardiovaskulare, diabetin e tipit 2, disa lloje kanceri, por edhe një tablo më të rëndë klinike te personat me Covid, transmeton Telegrafi.
Simptomat kryesore të mungesës së vitaminës D përfshijnë lodhjen, dhimbjen e kockave dhe dobësinë e muskujve.
Në disa pacientë, megjithatë, është gjetur një lidhje midis ndjenjës së reduktuar të nuhatjes dhe niveleve të ulëta të vitaminës D. Aroma dhe shija dëmtohen në mënyrë progresive me kalimin e moshës.
Një studim i botuar në revistën Nutrients, kishte për qëllim të shqyrtonte lidhjen midis mungesës së vitaminës D dhe dëmtimit të nuhatjes dhe shijes te të rriturit.
Studiuesit përdorën të dhëna nga Anketa Kombëtare e Shëndetit dhe Ushqimit në SHBA.
Krahasuar me pjesëmarrësit që kanë mjaftueshëm vitaminë D, ata me mungesë kanë 39% më shumë gjasa të raportojnë dëmtim të nuhatjes dhe shijes.
Vetëm pjesëmarrësit e moshës 70-80 vjeç me mungesë të vitaminës D kishin më shumë gjasa të raportonin këtë dëm, madje deri në 96% të tyre”, theksuan studiuesit.
– Vitamina D mund të luajë një rol të rëndësishëm në dëmtimin e aromës dhe shijes së njerëzve mbi 40 vjeç, si dhe më të moshuarve, mbi 80 vjeç”, pohojnë studiuesit.
Si të merrni vitaminë D?
Dihet përgjithësisht që këtë lëndë ushqyese e prodhon dielli, por si t’ia sigurojmë organizmit në vjeshtë dhe dimër, kur nuk ka diell? Cilat ushqime janë të pasura me këtë lëndë ushqyese thelbësore?
Kjo vitaminë mund të merret përmes peshqve yndyrorë, si salmoni dhe toni. Mëlçia, të verdhat e vezëve dhe djathi e kanë në sasi shumë të vogla. Trupi duhet të furnizohet përmes sintezës nga rrezet e diellit, përmes lëkurës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën