LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e deputetëve në seanca, hapet debati për ndërprerjen e mëditjeve

Mungesa e deputetëve në seanca, hapet debati për ndërprerjen e mëditjeve

Mungesa e kuorumit në seancat e Kuvendit të Kosovës, ka hapur një debat se duhet apo jo t’iu ndalen  mëditjet deputetëve për mos prezencë, përcjell Telegrafi.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një prononcim për RTV Dukagjinin, penalizmin e mundshëm të deputetëve po e sheh vetëm si një nga mënyrat e ndëshkimit.

“Ndalesa e mëditjeve duhet të jetë vetëm pikënisje, mirëpo nuk duhet të përfundonte këtu. Deputetët duhet të jenë përgjegjës, dhe nëse nuk kanë përgjegjësi për punën e tyre, ata duhet të penalizohen me heqje të mëditjeve, por penalizmi mundë të shkojë edhe deri te marrja e mandatit nëse nuk e përmbushin atë”, është shprehur Murati, por ka thënë se rregullorja e Kuvendit nuk e parashikon ndëshkimin e tillë.

Deputeti i grupit parlamentar të LDK-së, Korab Sejdiu, thotë se heqja e mëditjeve bazë juridike nuk ka, por mos prezenca në seanca është një shprehje politike.

“Më duhet të theksoj se bazë juridike për heqjen e mëditjeve deputetëve nuk ka. Por edhe mos prezenca në seanca është një shprehje politike”, ka thënë deputeti Sejdiu për RTV Dukagjinin.

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti është shprehur në favor të heqjes së mëditjeve për deputetët që mungojnë në seanca të Kuvendit.

“Jam shumë pro heqjes së mëditjeve për ata deputetë që nuk vijnë në seanca dhe komisione. Por deputetët e tillë nuk mendoj se mërziten shumë për mëditje, është shprehur deputeti Hoti, i cili e ka dhënë një ide se si mundë të evitohet ky fenomen.

“ Këtyre deputetëve t’u ndalohet udhëtimi jashtë vendit, pasi një mëditje nga udhëtimi ndoshta mbulon dhjetë mëditje që marrin nga seancat e Kuvendit”, ka shtuar më tej deputeti Andin Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori