LAJMI I FUNDIT:

Mund të ndikojë negativisht në gjumin: Ekspertët besojnë se çarçafi i bardhë nuk është një zgjedhje e mirë

Mund të ndikojë negativisht në gjumin: Ekspertët besojnë se çarçafi i bardhë nuk është një zgjedhje e mirë

Çarçafi i bardhë mund të gjendet në çdo familje

Është shumë e rëndësishme me çfarë ngjyrash e rrethojmë veten dhe si ndikojnë ato në psikikën tonë.


Ekspertët kanë besuar prej kohësh se është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për ngjyrat që përdorim.

Përveç ngjyrës së mureve të dhomës, cilësia e gjumit mund të ndikohet edhe nga ngjyra e çarçafit dhe e bardha, sipas tyre, nuk është një zgjedhje e mirë, transmeton Telegrafi.

Dorothy Chambers pretendon se rezultatet e hulumtimit që sugjerojnë se ngjyrat neutrale janë zgjidhja më e mirë për shtëpinë, nuk vlen për ngjyrën e çarçafit:

– Kur flasim për çarçafët, nuancat më të mira janë e verdha, portokallia, e kuqja dhe e zeza. Shmangni çarçafin e bardhë dhe blu të lehtë, – shpjegon Dorothy. Disa ekspertë besojnë se këto ngjyra mund të ndikojnë në nivelin e melatoninës, një hormon që sekretohet gjatë natës. Këto tone mund të ndikojnë gjithashtu në ciklin gjumë-zgjim.

– Para se të riorganizoni dhomën e gjumit, mendoni jo vetëm se si do të duket ngjyra në mur, por edhe se si do të ndikojë tek ju – shton Chambers.

Alexander Burgmester, neuropsikolog, ndan një mendim të ngjashëm.

– Edhe pse pëlhura dhe cilësia e shtratit janë të rëndësishme, ngjyra është gjithashtu e rëndësishme për një gjumë të mirë. Është mirë të përdorni shtrat me ngjyrë më të errët për të fjetur një gjumë më të mirë – beson Aleksandri.

Burgmester mendon se shtroja gri dhe jeshile e errët janë zgjedhje të shkëlqyera për të përmirësuar zakonet e gjumit. Ai shpjegon se ngjyrat e ndezura mund të prishin gjumin sepse shkaktojnë tendosje të syve ndërsa trupi relaksohet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori