LAJMI I FUNDIT:

A mund të ndikojë bojkoti i reklamave në ekzistencën e Facebook?

A mund të ndikojë bojkoti i reklamave në ekzistencën e Facebook?

Në fund të shekullit të 18-të, një lëvizje atëbotë inkurajoi njerëzit britanikë t’i qëndrojnë larg mallrave të prodhuar nga skllevërit. Funksionoi. Rreth 300 mijë njerëz ndaluan blerjen e sheqerit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një kauzë e ngjashme është duke u përdorur kundër kompanisë Facebook, kjo pasi fushata “Stop Hate for Profit”, pretendon se e njëjta nuk po punon sa duhet për të hequr përmbajtjet raciste dhe urrejtëse nga platforma.


Vetëm ditë më parë u raportua se një seri ndërmarrjesh të mëdha i kanë tërhequr reklamat nga Facebook, përfshirë edhe disa kompani të tjera të medieve sociale.

Ndër më të fundit janë: Ford, Adidas, dhe HP. Ndërkaq të njëjtën procedurë e patën ndjekur edhe Coca Cola, Unliver dhe Starbucks.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Axios, kishte raportuar se Microsoft, pezulloi në muajin maj, reklamat në Facebook dhe Instagram, për shkak të shqetësimeve në lidhje me “përmbajtjen e papërshtatshme” të paspecifikuar.

Mungesa e besimit 

A mund të dëmtojë ky bojkot Facebook-un? Përgjigjja e shkurtër është po – pjesa dërrmuese e të ardhurave të kompanisë vijnë nga reklamat.

David Cumming nga kompania Aviva Investors tha për BBC se humbja e besimit, dhe mungesa e një kodi moral, mund të “shkatërrojë biznesin”.

Vetëm të premten, çmimi i aksioneve në Facebook ra me 8 për qind, duke e bërë shefin ekzekutiv, Mark Zuckerberg, të paktën 7 miliardë dollarë më të varfër.

Para së gjithash, ky nuk është bojkoti i parë i një ndërmarrje të medieve sociale.

Në vitin 2017, marka të ndryshme botërore, kishin njoftuar se bojkotuan reklamat e tyre në YouTube – pasi reklamat e tyre u vendosën pranë disa videoeve me përmbajte raciste dhe homofobike.

Ai bojkot tani është harruar pothuajse plotësisht. YouTube përmirësoi mekanizmat e saj të reklamimit dhe sot po operon për mrekulli. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

Teknologji
A do të përdorin shkollat

A do të përdorin shkollat "kufje të realitetit virtual" për të zhvilluar mësimin?

Teknologji
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Kalo në kategori