A mund të merren ibuprofeni dhe paracetamoli njëherësh dhe ku është ndryshimi?
Jeni zgjuar me dhembje koke apo me ethe? Me siguri keni marrë më shpesh ilaçin që e keni pasur në shtëpi kundër dhembjeve, paracetamolin apo ibuprofenin
Nëse keni më shumë se 16 vjeç, Shërbimi Kombëtar Britanik i Shëndetit Publik (NHS) këshillon që është plotësisht e sigurt të merrni paracetamol dhe ibuprofen njëherësh.
Mund të vendosni që të merrni të dy tabletat njëherësh apo në distanca kohore. Për shembull, dozat tuaja në katër orë t’i ndani në dy orë.
Mirëpo, Shërbimi Shëndetësor këshillon të mendoni mirë a keni nevojë për këto dy ilaçe dhe të kërkoni këshillën e mjekut tuaj familjar nëse këtë veprim e aplikoni më shumë se tri ditë, transmeton Telegrafi.
Cili është dallimi midis ibuprofenit dhe paracetamolit?
Dallimi kryesor midis këtyre dy ilaçeve është se ibuprofeni vepron kundër inflamacionit, ndërsa paracetamoli nuk e ka atë funksion.
Të dy ilaçet mund të merren në çdo katër orë dhe të përdoren për zbutjen e dhembjeve dhe etheve.
Ibuprofeni është më efikas në zbutjen e inflamacionit dhe skuqjeve të shkaktuara nga artriti dhe në zbutjen e ënjtjeve të shkaktuara nga përdredhjet.
Dallimi tjetër kryesor është që ibuprofeni kurrë nuk duhet të merret kur stomaku është i zbrazët, sepse mund të acarojë mukozën e lukthit dhe të shkaktojë të thatin apo gjakrrjedhje.
Ibuprofeni është më efikas kur merret duke ngrënë ushqim apo menjëherë pasi të keni ngrënë.
Kur nuk duhet të merren së bashku?
Si fillim, fëmijët nuk duhet të marrin ibuprofen dhe paracetamol së bashku. Në vend të kësaj, NHS këshillon që nëse një nga këto ilaçe nuk ju ndihmon, kaloni në një ilaç tjetër kundër dhimbjeve kur të vijë doza tjetër.
Gratë shtatzëna gjithashtu duhet të shmangin ibuprofenin dhe paracetamolin. Gjithashtu, ibuprofeni nuk rekomandohet për të moshuarit, personat që kanë astmë, probleme me veshkat ose mëlçinë, lupusin, sëmundjen e Crohn-it ose kolitin ulceroz, presionin e lartë të gjakut dhe ngushtimin e arterieve, të cilët kanë pasur goditje në tru, probleme me zemrën, gjakderdhje stomaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës