LAJMI I FUNDIT:

A mund të infektohemi me COVID-19 përmes syve?

A mund të infektohemi me COVID-19 përmes syve?

Ne e dimë se coronavirusi mund të hyjë në trup përmes hundës dhe gojës – pra rekomandimet e vazhdueshme nga mjekët është të vendosim maskë në fytyrë dhe të praktikojmë distancë sociale.

Po sytë? Shtrohet pyetja se a duhet të vendosim syze apo mburoja të fytyrës për sy, raporton CNN.


Sigurisht është e mundur që një person mund të infektohet me COVID-19 përmes syve, tha Dr. Thomas Steinemann, zëdhënës klinik i Akademisë Amerikane të Ophthalmology.

Ekzistojnë “dëshmi të reja” që njerëzit janë duke u infektuar me virus përmes rrugës së ajrit, konfirmoi Organizata Botërore e Shëndetit në fillim të këtij muaji.

Një nga mënyrat që ato pikat mund të hyjnë në trupin tuaj është përmes syve. Gjithashtu është e mundur që të infektoheni duke prekur një sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas duke prekur syrin, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Transmeton Telegrafi.

“Po, është në ajër” tha Steinemann CNN dhe më tutje shtoi se “A mund të infektohemi përmes syve? Sigurisht”.
Megjithatë, kontraktimi i virusit përmes syve tuaj është më pak i mundshëm sesa ta merrni atë përmes hundës ose gojës, tha Steinemann.

Ky i fundit pohoi se nëse një numër i konsiderueshëm njerëzish do të infektohen përmes syve, mjekët do të shohin më shumë pacientë me “sy të kuq” (megjithëse të kesh një sy rozë nuk do të thotë të kesh virusin).

Konsideroni gjithashtu rrugën që duhet të marrë virusi për t’ju infektuar. Do të duhej të infektonte sipërfaqen e syrit tuaj dhe të depërtonte përmes lotit, tha ai. Nga hunda, do të udhëtonte në gojë ose në fyt, dhe prej andej në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkëri.

Por, duhet marrë parasysh që sytë tanë tashmë kanë një mbrojtje mjaft të mirë të integruar, si qepallat tona dhe refleksi për t’u ndezur, tha ai.

Këshillë: Ju duhet të vendosni një lloj mbulesë në sy nëse jeni në situata me rrezik të lartë, ku ka të ngjarë të kontaktoni virusin. Dhe nëse thjesht doni të jeni jashtëzakonisht të sigurt, syze ose një mburojë për fytyrën mund të shtoni një shtresë shtesë mbrojtjeje. Por për një person mesatar, duhet të mjaftojë veshja e një maskë për fytyrën dhe praktimi i distancës sociale./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori