LAJMI I FUNDIT:

A mund të gjeni zemrën e fshehur në mesin e mijëra kërmijve? (Foto)

A mund të gjeni zemrën e fshehur në mesin e mijëra kërmijve? (Foto)

Artisti i njohur hungarez Gergely Dudas i njohur ndryshe si Dudof, ka krijuar një mozaik interesant, duke sfiduar të gjithë që të gjejnë një zemër në mesin e shumë kërmijve të vizatuar.

Dudas është i njohur për krijimin e mozaikëve të ndryshme siç është gjetja e pandës në mesin e shumë dordolecëve, që i kishte bërë njerëzit të mendojnë shumë, transmeton Telegrafi.


Javën e kaluar ai kishte publikuar një sfidë tjetër, duke u kërkuar lexuesve të gjejnë një re të bardhë në mesin e mijëra trëndafilave.

Ky vizatim ishte bërë në nderë të festës së dashuruarve (Shën Valentinit), që kishte zgjuar kureshtje te shumë njerëz. /Telegrafi/