LAJMI I FUNDIT:

A mund të fshihni gjurmët tuaja nga interneti?

A mund të fshihni gjurmët tuaja nga interneti?

Me zhvillimet teknologjike, qasja në internet është tanimë pjesë e pandashme e jetës tonë, duke qenë se një pjesë e madhe e njerëzve e kanë të integruar edhe në punë.

Ndonëse nuk mund të fshijmë të gjitha gjurmët në internet, mund të fshijmë shumicën e informacioneve personale nga uebi si dhe nga aplikacionet e medieve sociale, transmeton Telegrafi.


Në kushte normale, gjëja e parë që duhet të bëni është të fshini të gjitha llogaritë tuaja në rrjetet sociale.

Mënyra më e mirë për ta kuptuar se cilat informacione për veten tuaj janë të qasshme është të kërkoni veten në Google.

Kur kërkoni emrin tuaj në Google, vendoseni në thonjëza për të parë vetëm rezultatet që vlejnë për emrin tuaj. Mbani një listë të të gjitha faqeve të internetit në të cilat shfaqet emri juaj.

Në një rast, mund të kontaktoni edhe Google për të fshirë informacionet tuaja në motorin e saj të kërkimit.

Për të fshehur të gjitha gjurmët tuaja në internet, fshini të gjitha llogaritë tuaja të rrjeteve sociale. Ndonëse do të jetë e vështirë t’i kujtoni të gjitha llogaritë që keni krijuar përgjatë viteve, por fshirja e llogarive që ju kujtohen është një fillim i mirë.

Mos harroni gjithashtu të fshini uebsajtet apo edhe blogjet tuaja nëse keni krijuar.

Në rast, nuk mund t’ia dilni mbanë, atëherë mund të konsultoheni gjithmonë me një profesionist i cili mund t’ju ndihmojë në këtë drejtim. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Teknologji
Kalo në kategori