LAJMI I FUNDIT:

BE mund ta miratojë këtë javë vaksinën e Oksfordit-AstraZeneca, thotë zëdhënësi i ministrisë gjermane të Shëndetësisë

BE mund ta miratojë këtë javë vaksinën e Oksfordit-AstraZeneca, thotë zëdhënësi i ministrisë gjermane të Shëndetësisë

Zëdhënësi i ministrisë gjermane të shëndetësisë, Hanno Kautz, tha se ai pret që Bashkimi Evropian të miratojë të premten vaksinën e AstraZeneca kundër COVID-19.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vaksina – e cila tashmë është aprovuar për përdorim emergjent në Mbretërinë e Bashkuar – është shqyrtuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) që nga 12 janari.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen foli të hënën me shefin ekzekutiv të AstraZeneca-s, Pascal Soriot, dhe “e bëri të qartë se ajo pret që kompania të përmbushë marrëveshjet kontraktuale të parashikuara në marrëveshjen e blerjes paraprake”, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Eric Mamer.


Biseda midis të dyja palëve vjen pasi BE shprehu “pakënaqësinë e thellë” të premten, pasi u informua nga AstraZeneca se dërgesat e vaksinave në vendet anëtare, nuk do të mbërrinin para fundit të tre mujorit të parë të vitit 2021.

Ndryshe, vaksina e AstraZeneca-s e cila u zhvillua në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, vlerësohet të jetë rreth 62 për qind efektive kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Kalo në kategori