LAJMI I FUNDIT:

A mund ta gjeni snajperistin në pyll, autori i videos sfidon të gjithë

A mund ta gjeni snajperistin në pyll, autori i videos sfidon të gjithë

I fshehur në shkurre në një zonë pyjore, qëndron i shtrirë një snajperist i mbuluar me gjethe, dhe i nevojitet vetëm një sekondë që ta tërheq këmbëzën e pushkës që ta neutralizojë armikun.

James Trouble që është pronar i kanalit KickingMustang në YouTube ka krijuar videon, ku sfidon të gjithë ata që nuk kanë trajnim ushtarak që ta gjejnë snajperistin e fshehur, përkatësisht atë, transmeton Telegrafi.


“Gjithmonë do të kem dashur të madh për kukafshehtas… Jam fshehur në pyll duke u bërë u padukshëm”, ka thënë ai për MailOnline.

“Nëse arrini të më gjeni për pak sekonda, atëherë i keni mirë punët me shikim”, ka shtuar autori i videos së publikuar më poshtë.

Ai madje ka ofruar pak ndihmë për të gjithë ata që duan ta gjejnë për pak sekonda – duke iu treguar vendet ku do të qëndronin snajperistët në një hapësirë të gjelbëruar. /Telegrafi/