Muma dhe Nora Istrefi janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Artistët shqiptarë kanë prezantuar projektin “Natën”, të kompletuar edhe me videoklip.


Teksti është shkruar nga Muma me muzikë të kompletuar nga Nora dhe Ibrahim Tatlises.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi në ndërkohë u bë nga Giza (Vnentertainment), ndërsa për videon u kujdes Mars Studio.

Dyshja vijnë me një interpretim të ndjerë në këngën që përcollën përplot emocione.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë edhe nga fansat e publiku.

Ky stil i Norës në muzikë pëlqehet më shumë meqë disa herë edhe ka eksperimentuar. /Telegrafi/