LAJMI I FUNDIT:

Multiview vjen në YouTube – prezantohet zyrtarisht në YouTube TV, por ka kufizime

Multiview vjen në YouTube – prezantohet zyrtarisht në YouTube TV, por ka kufizime

Pas testimit gjatë muajve të fundit, YouTube po lançon zyrtarisht Multiview për YouTube TV dhe kanalet Primetime, duke filluar me lojërat WNBA.

Multiview në YouTube TV ka qenë në testim që nga marsi për përmbajtje sportive dhe së fundmi jo lojërash. YouTube tani është gati ta lansojë atë për abonentët e WNBA League Pass përpara sezonit të ardhshëm NFL me Biletën e së Dielës.


Përveç zyrtarizimit me disponueshmëri më të gjerë në YouTube TV, Multiview tani është në dispozicion në shërbimin kryesor të YouTube nëse jeni abonent i kanalit WNBA Primetime, raporton 9to5google, përcjell Telegrafi.

YouTube TV Multiview

Kjo ofertë ju lejon të abonoheni në shërbime të ndryshme transmetimi dhe të shikoni përmes ndërfaqes YouTube.

Në YouTube, Multiview ju lejon gjithashtu të shikoni deri në katër kanale njëkohësisht. Është në dispozicion në televizorët e mençur dhe pajisjet e transmetimit, si Chromecast dhe Amazon Fire TV.

Në anën tjetër, Google, thotë se “aplikacioni në telefon dhe ueb nuk mbështesin veçorinë e re të Multiview”.

Ndërkohë, një tjetër kufizim është se YouTube është ende duke organizuar atë që është në dispozicion në Multiview në vend që t’ju lejojë të zgjidhni vetëm lojërat e sakta që ju interesojnë. /Telegrafi/