LAJMI I FUNDIT:

Mulhaxha-Kollçaku: Është e papranueshme që ministri Veliu, të mos ketë kohë për raportim në Komision

Mulhaxha-Kollçaku: Është e papranueshme që ministri Veliu, të mos ketë kohë për raportim në Komision

Kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së këtij Komisioni ku do duhej të raportonte ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Mulhaxha-Kollcaku në një prononcim për media shpjegoi se si e kanë thirrur ministrinë Veliu për raportim, dhe cilat ishin pyetjet dhe kushtet e tij para se të pranonte të vinte për raportim.


Ajo tregoi se  është hera e katërt që e ftojnë ministrin Veliu për raportim, dhe ai sërish nuk kishte kohë të mjaftueshme për të qëndruar më shumë se 40 minuta në Komision.

“Kjo është ftesa e katërt për ministrin që të raportoj në Kuvend, dhe vazhdimisht s’ka gjet kohë. Më datë 23 korrik e kemi marr një konfirmim që ministri do të jetë në takimin e sotëm. Mandej kemi marr një konfirmim tjetër ku kërkohej të precizohej saktë se çka do të diskutohet, edhe pse dihet që ministri kur të vjen për raportim do të raportoj për fushë-veprimtarinë e tij. Ndërsa, deputetët rezervojnë të drejtën të shtrojnë edhe pyetje tjera që kanë të bëjnë me punën e ministrisë të cilën e udhëheq. Pardje kur ka qenë gati për çdo gjë, pasi janë informuar dhe anëtarët, na vjen një e-mail ku thuhet se ministri ka kohë vetëm 40 minuta të qëndroj, se ka takim të qeverisë, në një takim ku e ka pranuar paraprakisht ardhjen. I kemi thënë që të vij në orën 09:00, dhe nuk ka pranuar. E dimë që 45 minutëshi do të thotë monolog. Raportimi i ministritë dhe deputetët nuk do kishin mundësi të shtronin pyetje. Një ministri e rëndësishme, ku deputet kanë pritur një kohë të gjatë pyetjet e tyre, dhe ministri mos të ketë kohë kjo është e papranueshme. Çdo deputet e ka të lejuar që të parashtroj pyetjet për çdo ministër që vjen të raportoj në Komision”, ka thënë Mulhaxha-Kollçaku.

Sipas saj, Qeveria duhet ta kuptoj që Kuvendi i Kosovës e mbikëqyr punën e saj dhe jo e kundërta.

“Kjo nuk është Qeveria po Kuvendi që e mbikëqyr punën e saj. Përderisa Qeveria nuk e kupton këtë gjë atëherë kurrë më Kosova nuk do të ec mbarë”, ka thënë ndër të tjera, kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori