LAJMI I FUNDIT:

Mukovski nuk e pranon se i hapi dyert e Kuvendit (Video)

Mukovski nuk e pranon se i hapi dyert e Kuvendit (Video)

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Kërste Mukovski i cili në incizimet e 27 prillit shihet duke i hapur dyert dhe duke hequr traun e portës kryesore për protestuesit e dhunshëm, demanton të ketë bërë një veprim të tillë. Ndonëse pamjet flasin vetë, Mukovski për Alsat-M thotë se akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta.

I pyetur nëse është thirrur nga Prokuroria Publike për të dëshmuar versionin e tij në lidhje me natën e 27 prillit, Mukovski thotë se akoma nuk ka marr ftesë nga organi akuzës.


Alsat vërtetoi edhe ditë më parë se dyert e Kuvendit për protestuesit janë hapur nga vetë deputetët e OBRM-PDUKM-së Kërste Mukovski dhe Sashe Vasilevski si dhe Johan Tarçullovski i cili më pas edhe i ka orientuar protestuesit drejt sallës së konferencave për shtyp.