LAJMI I FUNDIT:

Mujka: Personat që protestuan kundër rrënimit të murit, janë njerëz të porositur

Mujka: Personat që protestuan kundër rrënimit të murit, janë njerëz të porositur

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka thënë se zhvillimet e fundit kanë bërë që situata në Mitrovicën e Veriut të jetë e ndjerë.

Mujka, në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjinit, ka theksuar se personat që kanë protestuar kundër rrënimit të murit në veriun e Mitrovicës, nuk janë qytetarë të zakonshëm që banojnë në atë pjesë.


“Ne kemi informata se janë njerëz të porositur”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi. “Ne kemi kërkuar nga qytetarët që të jenë vigjilentë dhe gjakftohtë. Nuk është koha e konfliktit. Çdo tensionim i situatës nuk është në dobi të qytetarëve të Mitrovicës”.

Ai ka thënë se muri është çështje e brendshme e Kosovës dhe se kjo temë nuk duhet të diskutohet në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. /Telegrafi/