LAJMI I FUNDIT:

Muja: Qeverive tjera u janë dashur nëntë vite për ta rritur buxhetin aq sa Qeveria Kurti e rriti për një vit

Muja: Qeverive tjera u janë dashur nëntë vite për ta rritur buxhetin aq sa Qeveria Kurti e rriti për një vit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ka vlerësuar lart periudhën qeverisëse të deritanishme të Kurtit, duke thënë se janë rritur të hyrat e ka rënë varfëria.

Muja në “Debat Plus” ka thënë se Qeveria me sukses menaxhoi pandeminë e që sipas tij më pas erdhën sukseset tjera.


“Që nga ardhja e qeverisë Kurti prioritet kanë qenë disa shtylla: E para menaxhimi i pandemisë, e dytë stabilizimi i ekonomisë dhe stabilizimi i vendeve të punës, e treta reforma në drejtësi dhe e katërta që tashmë ka lindur është procesi i dialogut”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LVV-së thotë se ka pasur të arritura historike në raport me të hyrat në buxhetin e shtetit.

“Sa i përket pandemisë ne kemi premtuar se do të vaksinojmë 60% të popullsisë dhe tashmë ky objektiv është arritur. Manaxhimi i mirë i procesit të vaksinimit ka dërguar te disa suksese tjera, që është  rikthimi ekonomik. Deri në fund të vitit rritja do të jetë në 10%. Krahas rritjes ekonomike ka qenë objektiv edhe rritja e vendeve të punës. Në bazë të ASK-së numri i vendeve të punës është rikthyer në vitin 2019, derisa numri i kontribuuesve në Trust pritet të shkojë në 400 mijë që është numër rekord. Edhe të hyrat buxhetore pritet të shkojnë për këtë vit në 2.3 miliardë euro që është rezultat historik”.

Ai thotë se disa të arritura që qeveritë tjera i bënë për 9 vite, Qeveria Kurti i arriti brenda vitit.

“Në perspektivë më të gjerë, qeverive tjera u janë dashur nëntë vite për ta rritur buxhetin që Qeveria Kurti e ngriti për një vit. Pra qeverive tjera u janë dashur nënte vite për ta rritur buxhetin për 500 milionë euro, derisa Qeveria Kurti e bëri qysh në vitin e parë”.

Muja thotë se Qeveria Kurti ka ulur edhe varfërinë gjatë kësaj periudhe qeverisëse.

“Ndihma për lehonat dhe foshnjat sipas Bankës Botërore është stabilizuar edhe shkalla e varfërisë”, deklaroi tutje Muja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori