LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Peja nuk ka më pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive

Muhaxheri: Peja nuk ka më pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive

Pesë mostrat nga Komuna e Pejës të testuara ditën e djeshme kanë rezultuar negative në COVID-19.

Kryetari Gazmend Muhaxheri ka thënë për RTV Dukagjinin se gjendja në Pejë po shkon drejt normalizimit.


“Dje janë kryer pesë teste për raste kontakti dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Kjo është shenjë e mirë se nuk ka më të infektuar. Shpresojmë se edhe javën qe vjen s’do të ketë infeksione dhe po shkojmë drejt një normaliteti”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Muhaxheri ka thënë se nga e mërkura do të fillojë ritestimi i personave që tashmë janë të prekur nga COVID-19 për të parë se a janë shëruar.

Kryetari i Pejës ka treguar se tashmë asnjë qytetarë i prekur me COVID-19 nuk është në spital por po qëndrojnë në vet izolim shtëpiak.

“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Pacientja që ka qenë në Klinikën Infektive tashmë është shëruar. Kjo është një lajm i mirë. Të shohim tash me familjarët e tjerë a do të ketë shërime tjera”.

Muhaxheri duke folur për karantinën e Pejës ka thënë se është vendim i Institutit të Shëndetit Publik dhe sipas tij duhet respektuar si i tillë.

“Të shohim edhe këto dhjetë ditë si po rrjedh situata”, ka deklaruar ndër të tjera Gazmend Muhaxheri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori