LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri i PDK-së: Nënkryetari i Pejës më kërcënoi me jetë, Gashi mohon

Muhaxheri i PDK-së: Nënkryetari i Pejës më kërcënoi me jetë, Gashi mohon

Koordinatori i Degës së PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, thotë se është kërcënuar sot nga nënkryetari i Komunës, Shkumbin Gashi.

Muhaxheri pasi ka denoncuar në Polici nënkryetarin e Komunës, rastin e ka raportuar edhe në KALLXO.com.


“Sot kam pasë kërcënim me jetë nga nënkryetari i Komunës, Shkumbin Gashi, ndaj tash vonë sapo e denoncova këtë kërcënim që e kam pasë në kohë të drekës, i cili erdh në tavolinën time me tha mos bo çka je tu bo se të vras”, tha Muhaxheri i PDK-së për KALLXO.com.

I kontaktuar nga KALLXO.com, nënkryetari i komunës, Shkumbin Gashi, ka mohuar të ketë kërcënuar koordinatorin e PDK-së, duke mos dashur të flasë për ketë çështje.

E, Arton Muhaxheri thotë së kërcënimi ka ardhur si pasojë e zhvillimeve politike në komunën e Pejës.

“Konsideroj që kërcënimi është në baza politike sepse të tjerët nuk po mund ta kuptojnë dhe perceptojnë rritjen e PDK-së në Pejë”, tha anëtari i PDK-së.

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Muhaxheri që para ca muajsh aderoi në PDK, tha së për shkak të “punës së madhe” që po bën në subjektin e ri ka ardhur edhe kërcënimi nga zyrtari i LDK-së.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Pejës, Xhevat Ibraj, mirëpo ai ka theksuar se ende nuk është informuar për rastin në fjalë.

LDK dhe PDK janë partnerët të koalicionit në Komunën e Pejës që nga zgjedhjet e fundit lokale. Dy subjektet politike muaj me parë kishin acaruar marrëdhëniet pasi nuk u votua buxheti komunal nga PDK-ja.

Për këtë arsye, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kishte shkarkuar dy drejtorë të PDK-së, që me pas u rikthyen sërish në pozitat e tyre.

KALLXO.com kishte raportuar për ndodhitë mes partnerëve të koalicionit në Pejë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori