LAJMI I FUNDIT:

Muhamed Zekiri dënohet me dy vite e gjashtë muaj burg për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”

Muhamed Zekiri dënohet me dy vite e gjashtë muaj burg për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri, është dënuar me dy vite e gjashtë muaj burg, për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Në leximin e aktgjykimin, gjykatësja tha se në këtë dënim do t’i llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas vendimit të gjykatës Zekiri do të duhet t’i kthej rreth 1 milionë euro në buxhetin e shtetit, pas vendimit të plotfuqishëm. Muhamed Zekiri gjithashtu duhet t’i paguaj të gjitha shpenzimet gjyqësore.

Zeqiri u shpall fajtor për lidhje të kontratave për shërbime konsulente për analizimin e situatave në Postat dhe Hekurudhat e RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar.

Zekiri veprën e ka kryer kur me propozim të zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi, Qeveria ka konkluduar se është e nevojshme të kryhet procedurë për të bërë studim fizibiliteti në lidhje me Postat e Maqedonisë dhe Hekurudhë Transport, ndërsa i angazhuar rreth procedurës ka qenë Muhamed Zekiri në rolin e sekretarit të përgjithshëm.

Gjatë procesit gjyqësor, Prokuroria ka treguar se si Zekiri e ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Muhamed Zekiri: Nuk ndihem fajtorë për veprën e ngarkuar
Lexo po ashtu Muhamed Zekiri: Nuk ndihem fajtorë për veprën e ngarkuar

“Në vend që i akuzuari të kryente procedurën e prokurimit publik, ai ka lidhur kontratë direkt me personin juridik, shoqëri për menaxhment, shërbime konsulente dhe tregtie ‘Interholding duo’ e cila u themelua vetëm 12 ditë para miratimit të konkluzionit specifik të Qeverisë. Nga të gjitha dëshmitë shihet se që nga ekzistimi i subjektit juridik ka vetëm një bashkëpunim me Sekretariatin e Qeverisë, selia e personit juridik në datën 13 prill të vitit 2022 është gjetur e mbyllur e as nuk janë gjetur persona të punësuar. Nga kjo del se personi juridik është themeluar vetëm për qëllim të realizimit të kontratës së lidhur me Sekretariatin e Qeverisë”, theksoi prokurorja

Prokurorja i propozoi gjykatës që të zbatohet procedura për konfiskimin e pasurisë, por edhe të mjeteve të gjetura në kasafortën e bashkëshortes së të dyshuarit, me arsyetimin se ata paraqesin fonde të të pandehurit.

Mbrojtja theksoi se Prokuroria Publike nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se i dyshuari me paramendim i ka kryer aktivitetet, ndërsa gjatë procedurës është dëshmuar se Muhamed Zeqiri procedurat i ka kryer ekskluzivisht me urdhër të Qeverisë, në bazë të vendimeve të miratuara të Qeverisë. Lidhur me propozimin e prokurorisë për konfiskimin e pasurisë së bashkëshortes së të dyshuarit, mbrojtja vlerësoi se do të ishte i kundërligjshme dhe çnjerëzore për shkak se i dyshuari ka paraqitur dëshmi me shkrim për origjinën e atyre pasurisë.

“Zeqiri ka dëshmuar me shkrim se nga kanë ardhur fondet e gruas së tij dhe se janë nga prindërit e saj dhe janë raportuar në mënyrë të rregullt, kërkesa e prokurorit për sekuestrimin e këtyre mjeteve është e kundërligjshme, por edhe çnjerëzore, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet dëshmitari”, theksoi Vladmir Andreevski.

Zekiri u deklarua i pafajshëm dhe tha se ai vetëm po kryente aktivitete për të cilat ishte i ngarkuar me vendim të Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori