Gazeta më e madhe italiane “Corriere della Sera” pak kohë më parë i kushtoi një shkrim Tiranës, “një guidë në kryeqytetin plot surpriza”.
“Kryeqyteti i Shqipërisë, qendra kryesore ekonomike, financiare, tregtare dhe kulturore e vendit, është një qytet në evolucion të vazhdueshëm, i gjallë dhe ideal për një fundjavë ndryshe nga zakonisht.” shkruan gazetarja Francesca Masotti.
Lidhur me çfarë ofron Tirana sot për turistët, ekspertja e turizmit Delinda Muçollari ishte e ftuara e gazetarit Andri Xhahu në emisionin “Në radio”. Sipas saj Tirana po zhvillohet dhe vit pas viti shtohen atraksionet, inovacionet, bizneset dhe vendet e argëtimit dhe edukimit.
E pyetur se a paragjykohet Tirana për çështjet e sigurisë, Delinda shprehet: “Ideja e parë e atyre që kanë dëgjuar pak për Shqipërinë është që jemi një vend i pasigurt. Të huajt më pyesin nëse një vajzë mund të udhëtojë e vetme apo nësë është e sigurt për një turist të shëtisë apo të marrë një makinë me qira. Informacioni që përcillet është i gabuar. Tirana është një qytet i sigurt.”
Shqipëria prej disa vitesh ka qenë zgjedhje për turistët dhe për Delindën kjo ka ardhur edhe nga fakti që vendi ynë është shumë ekonomik për turistët. “Italianët që kam takuar verën e kaluar më treguan që në Shqipëri kanë paguar gjysmën e kostos që ata mund të shpenzonin në plazhet e Italisë apo Greqisë. Për shërbimin që marrin në krahasim me çmimin, është një zgjidhje perfekte.”
Por çfarë i josh turistët për të vizituar Tiranën? “Tursitëve u pëlqen ideja që mund të gjejnë gjithçka në Tiranë. Ka qendra tregtare me marka të shtrenjra dhe ekonomike. Ka bare dhe restorante luksoze me çmime shumë të mira dhe me shërbim komod. Nëse një turist do qetësinë, mund të vizitojnë Dajtin ose fshatrat si Vishnje, Lundër dhe Farkë. Për ata që pëlqejnë zhurmën është zona e ish-Bllokut me bare plot me të rinj. Pastaj, edhe çmimet në markete dhe restorante janë të përballueshme për ta.”
Delinda Muçollari ndalet edhe tek anët negative. Sipas saj, ajo që shqetëson turistët është infrastruktura dhe transporti publik. “Transporti është i kufizuar vetëm tek autobusët, brenda Tiranës dhe midis qyteteve. Të huajt habiten me faktin se si një vend i Europës nuk ka trena. Po kështu, një problematikë është trafiku dhe shkelja e vazhdueshme e rregullave të qarkullimit rrugor.”
Shërbimi nuk është një nga pikat për t’u ankuar. Delinda thotë se në këtë aspekt ka përmirësim dhe dëshirë për të trajnuar stafin.
Ekspertja e turizmit dhe blogerja e mbyll intervistën me disa sugjerime se çfarë mund të vizitohet në Tiranë. Ajo e nis me një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar, Bunk’art dhe Shtëpia me gjethe. Më pas një tur në ndërtesat me grafite nga artistë shqiptarë dhe të huaj. Për ata që pëlqejnë sportet një alternativë është edhe përvoja e “zipline” në periferi të Tiranës që mund të shoqërohet me një vizitë në kalanë e Petrelës apo dhe në liqenin e Bovillës./RTSH
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Pamje nga situata në veri kur gazetarët e policët sulmohen me gurë nga serbët lokalë

Vdes Merita Mihovci, arkiktete në Komunën e Prishtinës

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit