LAJMI I FUNDIT:

Muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, 30 gra nga Kamenica bëjnë ekzaminimin në mamografin mobil

Muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, 30 gra nga Kamenica bëjnë ekzaminimin në mamografin mobil

Pasi që Tetori njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, thirrjet janë të shumta që të bëhen kontrolle sa më të shpeshta për të parandaluar me kohë këtë sëmundje.

Lidhur me këtë në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme që po zhvillohen për ndërgjegjësimin për luftimin e kancerit të gjirit, edhe në Kosovë femrat kanë mundësinë që të bëjnë ekzaminimin përmes një mamografi mobil i cili është duke qarkulluar nëpër komuna.


Kësaj radhe 30 gra nga Kamenica kanë bërë ekzaminimin në këtë mamograf.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Kamenices, Qëndron Kastrati, ku në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se ekzaminimi i këtyre grave është bërë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

“Tetori, muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit🌸💟
Në këtë muaj, në gjithë botën zhvillohen aktivitete për vetdijësimin e grave rreth parandalimit të kancerit të gjirit.
Gjatë këtyre ditëve, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, rreth 30 gra nga Kamenica kanë bërë ekzaminimin në mamografin mobil.
Falënderoj drejtoreshën e Shëndetësisë në Kamenicë, Suna Zajmin për këtë iniciativë dhe Drejtorinë e Shëndetësisë në Prishtinë për bashkëpunimin”, ka shkruar Kastrati.

Duke marrë parasysh se zbulimi i hershëm i sëmundjes mund të shpëtojë jetë, Telegrafi vjen me një kampanjë vetëdijësuese që i këshillon femrat të bëjnë kontrolle më të shpeshta në mënyrë që ta detektojnë sëmundjen në kohë dhe ta shpëtojnë jetën e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori