Këngëtarja e njohur shkupjane, Altuna Sejdiu – Tuna, është mjaft aktive në muzikë që pas rikthimit të saj.

Bashkëpunimi i saj më i fundit me ish-të dashurin, reperin Cozman, është pritur mirë nga publiku.


Si rrjedhojë, Tuna po vazhdon të jetë mjaft aktive me paraqitje të ndryshme nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore.

350487053 180643501621455 5875573060925645469 n

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Dyshemeja” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja nga paraqitja e saj më e fundit në një nga mbrëmjet muzikore.

E veshur me një kostum të kuq të ngushtë, Tuna theksoi mjaft mirë siluetën e saj të trupit.

350659134 1373763699848422 5305952327728300196 n

Ndërkohë pjesa e hapur te dekolteja, vuri gjithashtu në pah gjoksin atraktiv të këngëtares shqiptare.

350140728 952300156097571 3896735995963162635 n

“Me mua në të kuqen”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk munguan. /Telegrafi/

349513066 632898861754784 6212199324582023336 n

349470111 995493201458879 6357847329663493830 n 1