MTV mbyll emisionin "Ridiculousness" pas 14 vitesh transmetimi

Pas 14 vitesh dhe 46 sezonesh, seriali "Ridiculousness" i MTV-së nuk do të transmetohet më.
Sipas mediave amerikane, emisioni i klipeve humoristike, i drejtuar nga Rob Dyrdek, do të vazhdojë të transmetohet në vitin 2026 me episode të regjistruara më parë, por nuk do të ketë më episode të reja.
Sezoni 46 do të jetë episodi i fundit i shfaqjes, ndërsa ritransmetimet vazhdojnë të transmetohen në MTV dhe sezone të caktuara do të jenë të disponueshme në platformën Paramount+.
- YouTube www.youtube.com
Sipas një burimi të njohur me vendimin, anulimi vjen në një kohë kur MTV (e cila është në pronësi të Paramount) dëshiron të ofrojë "përmbajtje më të kuruar që përqafon ADN-në e saj eksperimentale" dhe prezanton "zëra të larmishëm krijues dhe programim të ri".
Me më shumë se 1,700 episode, "Ridiculousness" është një nga shfaqjet më jetëgjata në historinë e MTV-së.
Siç raportoi Variety në vitin 2020, shfaqja zuri 113 orë në javë nga orari 168-orësh i rrjetit.
"Ridiculousness" u shfaq premierë në gusht 2011 dhe u prezantua nga Chanel West Coast dhe Lauren Lolo Wood. /Telegrafi/


























































