LAJMI I FUNDIT:

MTI-ja heq nga tregu produktin “Peçko Pivo”, shqipton gjobë për shitësin e këtij produkti

MTI-ja heq nga tregu produktin “Peçko Pivo”, shqipton gjobë për shitësin e këtij produkti

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka ndaluar shitjen e produktit me emërtimin “Peçko Pivo” dhe ka shqiptuar gjobë ndaj subjektit afarist i cili e kishte nxjerrë në treg këtë produkt.

Në komunikatën për medie thuhet se ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Kraniqi, ka kërkuar nga Inspektorati i Tregut, që krahas zbatimit të vendimeve të Qeverisë për masat anti-COVID, të luftohet ekonomia informale dhe të mbrohet konsumatori.


“Në kuadër të kësaj dhe eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka ndaluar shitjen e produktit me emërtimin “Peçko Pivo”. Inspektorati pas informatave që ka marrë ka dalë të terren ku ka hasur me një produkt me emërtimin “Peçko Pivo”. Subjektit afarist nuk ka pasur faturë të furnizimit, respektivisht, prejardhjen e produktit në fjalë”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa po ashtu bëhet e ditur se në pajtim me ligjet në fuqi, Inspektorati i Tregut i ka shqiptuar gjobë materiale dhe ka konfiskuar sasinë e produktit në treg. /Telegrafi/