LAJMI I FUNDIT:

MSh publikon rezultatet për 200 punonjësit shëndetësor që do të angazhohen në luftën kundër COVID-19

MSh publikon rezultatet për 200 punonjësit shëndetësor që do të angazhohen në luftën kundër COVID-19
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur rezultatet përfundimatare për pozitat mjek specialistë dhe mjek i përgjithshëm, infermierë, staf teknik dhe mbështës, laborantë, inspektor sanitar e specializantë të mikrobiologjisë.

Sipas rezultatetve të publikuara, numri i mjekëve specialistë është 100, të cilët do të angazhohen në sistemin shëndetësor së shpejti, ndërsa janë pranuar po ashtu 62 infermierë, 8 laborantë, 20 inspektor sanitar dhe 4 specialistë të mikrobiologjisë.

Gjithashtu për të gjithë ata të cilët janë të pakënaqur, mund të bëjnë ankesë në afatin kohor prej 7 ditësh.

Listën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Ndërkaq, në përballje me pandeminë COVID-19, përveç stafit mjekësor janë angazhuar edhe një numër i madh i vullnetarëve.

Jehona Krasniqi e cila me profesion është mjeke e përgjithshme dhe gjatë kësaj kohe ka punuar si vullnetare në Klinikën Infektive, ka reaguar në emër të vullnetarëve që janë paraqitur në këtë klinikë gjatë kohës së pandemisë duke punuar pa pagesë.

Reagon vullnetarja e Klinikës Infektive për konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë, thotë se u përjashtuan nga lista e aplikantëve
Lexo po ashtu Reagon vullnetarja e Klinikës Infektive për konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë, thotë se u përjashtuan nga lista e aplikantëve

Ajo ka reaguar për konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë pasi, sipas saj, nga 8 vullnetarë që kanë aplikuar në këtë konkurs vetëm njëri prej tyre është pranuar.

Krasniqi është shprehur e zhgënjyer se puna e saj dhe të kolegëve u është hedhur poshtë në favor të dikujt që do t’i duhet të mësojë nga fillimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori