LAJMI I FUNDIT:

MrBeast e grin një Lamborghini Gallardo – tjetrin e gjuan me tanke

MrBeast e grin një Lamborghini Gallardo – tjetrin e gjuan me tanke

YouTuber-i i famshëm MrBeast, emri i vërtetë i të cilit është James Stephen Donaldson, ka marrë edhe njëherë vëmendjen e të apasionuarve pas veturave.

Me qëllimin e krijimit të përmbajtjes për kanalin e tij në YouTube, MrBeast e shkatërroi një Lamborghini Gallardo duke e futur arë në një grirëse.


Megjithatë, siç e pranoi edhe vetë ai, Lamborghini në fjalë ishte një veturë tejet e dëmtuar dhe pa motor brenda saj, përcjell Telegrafi.

Por, sidoqoftë situata, asnjë i apasionuar pas veturave nuk dëshiron që të shoh skena të tilla, sidomos kur një veturë impresive si Gallardo zhduket brenda grirëses.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse MrBeast po përpiqej të shkatërronte një Gallardo tjetër plotësisht funksional duke e qëlluar me tanke.

Në këtë rast, “bashkëpunëtori” i tij Adam kishte një shans të përpiqej të mbronte veturën përpara se të qëllonte dhe nëse ia dilte, Lamborghini do të bëhej pronë e tij.

Adam kishte 48 orë për të ndërtuar strukturën e tij mbrojtëse, dhe ai vendosi që të ndërtonte mure me blloqe dhe rërë, dhe të vendoste vetura mes tyre. “Linja” e fundit e mbrojtjes ishte një pishinë.

Fatmirësisht për të dhe për lehtësimin e entuziastëve, Gallardo i dytë iu “mbijetoi” goditjeve të tankeve. /Telegrafi/