LAJMI I FUNDIT:

MPPS: Janë siguruar 658 pako me ushqim për viktimat e dhunës familjare

MPPS: Janë siguruar 658 pako me ushqim për viktimat e dhunës familjare

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup siguroi 658 pako me ushqim si përgjigje urgjente dhe mbështetje për ato të cilët më së shumti janë prekur nga kriza e shkaktuar KOVID-19. Mbështetja është destinuar për 329 viktima të regjistruar të dhunës familjare. Për to në maj dhe qershor janë siguruar pako me ushqim.

Distribuimi bëhet përmes Kryqit të Kuq Republikan dhe Qendrës për punë sociale që të arrijë deri te ato të cilëve më së shumti u nevojitet ndihma.


“Pandemia globale e Kovid-19 hapi shumë çështje të jetesës shoqërore, mes të cilave e pashmangshme është çështja për ndikim dhe pasojat e pandemisë mbi gratë dhe burrat, veçanërisht ndikimi dhe pasojat e pandemisë mbi gratë viktima të dhunës familjare. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në rrethanat e shkaktuara nga pandemia globale me përkushtim dhe seriozitet merr pjesë në mbështetjen dhe ndihmën e qytetarëve më të rrezikuar në vendin tonë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Kërcënimet serioze nga Kovid-19, thonë prej Ministrisë, kërkojnë përgjigje të vazhdueshme për t’u plotësuar nevojat e qytetarëve të përfshirë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe t’u ndihmojnë më lehtë të ballafaqohen me të gjitha sfidat.

Shprehim falënderim deri te partnerët tanë ndërkombëtar për mbështetjen që e marrim nga ato të ndihmojmë dhe të prekim te çdo qytetar që i nevojitet ndihmë.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori