LAJMI I FUNDIT:

MPMS: Nga sot qytetarët mund të tërheqin nga 130 euro asistencë mujore  

MPMS: Nga sot qytetarët mund të tërheqin nga 130 euro asistencë mujore  

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se nga sot deri më 15 janar familjet që informohen nga Qendrat për Punë Sociale se ju është njohur e drejta për të përfituar këtë asistencë mujore për muajt prill-qershor 2020, mjetet buxhetore mund t’i tërheqin nga Zyrat Postare më të afërta në kuadër të komunës së tyre.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo ministri.


Sipas njoftimit “të gjitha familjet dhe qytetarët që kanë ushtruar të drejtën e ankesës për Masën nr.15 në kuadër të Qendrave për Punë Sociale dhe që ju është aprovuar e drejta për të përfituar asistencë mujorë në vlerë prej 130.00 euro nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave në MPMS/DNS, do të kontaktohen dhe informohen, përmes telefonit nga zyrtaret e Qendrave për Punë Sociale deri me datë 31 dhjetor 2020”.

“Familjet dhe qytetarët të cilët kanë ushtruar të drejtën në ankesë për Masën nr.15 në kuadër të Qendrave për Punë Sociale dhe që ju është refuzuar ankesa për të përfituar asistencën mujore në vlerë prej 130.00 euro nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave në MPMS/DNS, mund të paraqiten në Qendrat për Punë Sociale të komunës përkatëse nga data 15 janar 2021, për të pranuar vendimin zyrtar dhe për të shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të ankesës në gjykatën përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPMS. /Telegrafi/