LAJMI I FUNDIT:

MPJD: Shtetasit e Kosovës që ndodheshin në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, janë jashtë rrezikut

MPJD: Shtetasit e Kosovës që ndodheshin në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, janë jashtë rrezikut

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diapsorës së Kosovës (MPJD), njoftoi të enjten se shtetasit e Kosovës, me të cilët janë në kontakt dhe që ndodheshin në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, janë jashtë rrezikut.

Nga ministria në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, kanë bërë të ditur se Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, qysh në mëngjesin e së hënës ka filluar kontaktet me autoritetet vendore turke për të hulumtuar për shtetasit e saj që mund të jenë në zonat e prekura nga tërmeti.


Fillimisht bëhet e ditur se ka arritur informata se një familje nga Kosova gjendet në qytetin Gaziantep (vatër e tërmetit).

“Ambasada ka kontaktuar direkt me familjen dhe ka mësuar se gjendja e tyre shëndetësore ishte e mirë, por se ishin të shqetësuar nga tërmeti. Në bisedë me Ambasadën e Kosovës, ata kanë treguar se shtëpia ku kanë banuar është dëmtuar, dhe se gjatë ditës autoritetet vendore i kanë evakuuar ata në një sallë sportive. Në një bisedë të dytë më kryefamiljarin, ambasada u njoftua se ata tashmë kanë blerë bileta të autobusit për udhëtim nga qyteti i Gaziantepit për në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tërmeti në Turqi, MPJD: Tri familje nga Kosova dhe një ekip i mundësve ishin duke qëndruar në zonën e goditur
Lexo po ashtu Tërmeti në Turqi, MPJD: Tri familje nga Kosova dhe një ekip i mundësve ishin duke qëndruar në zonën e goditur

Tutje, bëhet e ditur se ditën e njëjtë, Ambasada e Kosovës në Ankara ka marrë informata se një delegacion i Federatës së Mundjes së Kosovës, ka qenë në qytetin Kahramanmarash me datat 4 dhe 5 shkurt si pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar të mundjes.

“Sipas një anëtari të këtij delegacioni, e gjithë skuadra ka shpëtuar pa pasoja edhe pse në afërsi të hotelit ku kanë qëndruar ata, ka pasur lëkundje toke dhe ndërtesa të rrënuara. Me vetiniciativë, nga qyteti Kahramanmarash ata kanë udhëtuar në qytetin Kajseri duke u larguar nga zona e prekur nga tërmeti. Në mbrëmjen e vonë të datës 6 shkurt, ata kanë udhëtuar me autobus për në Stamboll, për të parë që aty mundësitë e vazhdimit të kthimit në Kosovë”.

Ndërsa, thuhet se në orët e mbrëmjes të datës 6 shkurt, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është kontaktuar nga një familjare e një qytetareje të Kosovës që jeton në Gjermani, por që në momentin e tërmetit ka qenë për vizitë në qytetin Kahramanmarash, se ajo dëshiron të kthehet në Kosovë.

“Gjendja shëndetësore e saj ka qenë e mirë dhe pas kontaktit me ambasadën ajo ka blerë biletën dhe është kthyer ne Gjermani”.

Po ashtu, MPJD-ja ka bërë të ditur se të martën (7 shkurt) në numrat emergjentë që Ambasada dhe Konsullata e Kosovës në Turqi, kanë vendosur në dispozicion për qytetarët, janë kontaktuar nga një nënë që bashkë me vajzën e saj 4-vjeçare duan të kthehen në Kosovë, por që dokumentet e udhëtimit i kanë humbur nën rrënoja.

“Ambasada e Kosovës në Ankara është në kontakt me shtetasen në fjalë, e cila ka theksuar se është mirë me shëndet, dhe në bashkërendim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm për fletudhëtime për të dhe vajzën e saj. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, mbesin në komunikim me shtetasen në fjalë, për të parë opsionet e udhëtimit të saj për Stamboll dhe më pastaj për në Kosovë”.

Në mbrëmjen e datës 7 shkurt Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është kontaktuar në numrin emergjent nga një shtetas i Kosovës.

Atë bëhet e ditur se tërmeti e kishte zënë në qytetin Gaziantep, e pastaj ishte larguar nga aty në qytetin Adiyaman që gjithashtu është goditur nga tërmeti me qëllim që nga aty të udhëtojë për Stamboll.

“Në mëngjesin e datës 8 shkurt, ka arritur që me një aeroplan transportues ushtarak të udhëtoj në Stamboll. Me datë 8 shkurt nga Stambolli ka udhëtuar për Prishtinë me fluturim të rregullt”, thuhet tutje.

Ndërsa, në mëngjesin e datës 8 shkurt Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara ka kontaktuar me familjarët e një shtetasi tonë që jeton dhe punon në Gaziantep, që ai dhe familja e tij kanë shpëtuar pa lëndime, dhe se me veturën e tyre janë nisur për në Ankara.

“Po ashtu mbrëmë (8 shkurt), një shtetase e Kosovës ka arritur me aeroplan nga qyteti i Gaziantep në Ankara, ku ekipi i ambasadës ka dal në aeroport që ta pres dhe ia ka siguruar akomodimin në një hotel”.

Ndërsa, referuar informacioneve të pranuara nga Bashkësia e Studentëve të Kosovës në Turqi (TOKOB), bëhet e ditur se nuk ka studentë nga Kosova që studiojnë në zonën e prekur nga tërmeti.

“Ambasada e Kosovës në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme në Stamboll do të vazhdojnë që edhe në ditët e ardhshme përmes kanaleve zyrtare dhe jozyrtare të hulumtojnë për shtetas të tjerë që eventualisht mund të jenë në zonat e prekura nga tërmeti”.

Ndryshe, Republika e Kosovës përmes Ministrisë së Mbrojtjes ka dërguar kontingjentin e parë në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, ndërsa presidentja Vjosa Osmani në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar ka shpallur ditën e mërkurë (8 shkurt 2023), ditë zie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori