Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se që nga pranimi i lajmit për arrestimin nga policia serbe të dy shtetasve kosovarë në fshatin Mirovc, afër pikë-kalimit kufitar Merdare, është angazhuar në vazhdimësi për të marrë informacion në lidhje me këtë rast.
MPJD thotë se përkundër kërkesave të vazhdueshme të bëra përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, pala serbe ka vonuar informacionin zyrtar.
“MPJD përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka ngritur shqetësimet dhe parashtruar ankesë tek Zyra e Bashkimit Europian në Serbi, në lidhje me vonesën në sqarimin e këtij rasti”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.
Më tej kjo ministri thotë se “kjo është edhe një dëshmi e radhës, që në raport me shtetin e Kosovës, Serbia nuk tregohet bashkëpunuese, në vazhdimësi bënë provokime dhe tregohet se në realitet nuk është e interesuar për dialog dhe fqinjësi të mirë. Në dialogun e Brukselit, janë vendosur kanale zyrtare të bashkëpunimit dhe komunikimit në mes të dy shteteve, përfshirë edhe ndihmën e ndërsjellë juridike, të cilat Serbia po i shkelë në kontinuitet”.
“MPJD siguron familjarët e shtetasve të arrestuar se është duke bërë gjithçka që ka në dispozicion për ta sqaruar rastin deri në fund, si dhe do të vazhdojë të kërkojë lirimin sa më të shpejtë të shtetasit Blerim Maqastena. Njëherësh, diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd mbesin në dispozicion të familjarëve të shtetasit Blerim Maqastena, deri në lirimin e plotë të tij”.
“Në të njëjtën kohë, MPJD u bën thirrje shtetasve kosovarë që të jenë vigjilent gjatë kalimit nëpër territorin e Serbisë i cili nuk ofron as siguri minimale fizike dhe juridike për ta, derisa sugjeron mundësisht evitimin e qarkullimit përmes këtij vendi”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Temperaturat e ajrit mbi 18 gradë, pushuesit e huaj zgjedhin plazhin e Vlorës për shplodhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova