LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Jashari viziton Hasan Dakajn në Qendrën e Paraburgimit në Beograd, jep detaje për trajtimin e tij

Ambasadori Jashari viziton Hasan Dakajn në Qendrën e Paraburgimit në Beograd, jep detaje për trajtimin e tij

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka dalë me njoftim në lidhje me arrestimin e Hasan Dakajt nga shteti serb, në fillim të këtij viti.

MPJD njofton se Dakaj është vizituar në Qendrën e Paraburgimit në Beograd nga ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari.


“Në lidhje me rastin e arrestimit të qytetarit të Republikës së Kosovë, z. Hasan Dakaj, në Serbi, ju njoftojmë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi që nga dita e parë e arrestimit të z. Dakaj ka qenë e angazhuar në këtë rast dhe sot pas miratimit të kërkesës nga autoritetet serbe, ambasadori Jashari ka vizituar qytetarin Hasan Dakaj në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës të Beogradit, ku z. Dakaj është duke u mbajtur”.

Ministria e jashtme njofton se më 6 Janar 2024, në ora 16:00, Dakaj ka dalur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, respektivisht, deri më 3 Shkurt 2024.

“Gjatë vizitës që i është bërë me datë 10.01.2024, z. Dakaj e ka konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999”, vijon njoftimi.

Ndalimi i Dakajt në Serbi, Smakiqi: U arrestua gabimisht, prokuroria serbe nuk e identifikoi siç duhet
Lexo po ashtu Ndalimi i Dakajt në Serbi, Smakiqi: U arrestua gabimisht, prokuroria serbe nuk e identifikoi siç duhet

Në njoftim poashtu thuhet se qytetari i Kosovës nuk ka përjetuar ndonjë formë të maltretimit.

“Sa i përket trajtimit të tij, qytetari Dakaj ka theksuar se deri me tani nuk ka përjetuar ndonjë dhunë fizike apo formë tjetër të maltretimit. Ndërkohë, atij i është lejuar të kontaktojë me telefon familjen e tij”.

Ministria e Jashtme këshillon qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjes në Serbi.

Kurti për arrestimin e Hasan Dakaj në Serbi: Po mbahet në mënyrë arbitrare, nuk është rast i izoluar
Lexo po ashtu Kurti për arrestimin e Hasan Dakaj në Serbi: Po mbahet në mënyrë arbitrare, nuk është rast i izoluar

“Marrë parasysh fushatën përndjekëse dhe veprimet arbitrare të Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në veçanti atyre që kanë qenë pjesë të luftës çlirimtare, MPJD fton të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe nëse ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, diplomatët dhe përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në vazhdimësi para Bashkësisë Ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin mbi veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe i bëjnë thirrje që të angazhohen për lirimin e menjëhershëm të qytetarëve, Hasan Dakaj, Nezir Mehmetaj dhe të tjerëve që mbahen në Serbi.

“Njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/