LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i Dakajt në Serbi, Smakiqi: U arrestua gabimisht, prokuroria serbe nuk e identifikoi siç duhet

Ndalimi i Dakajt në Serbi, Smakiqi: U arrestua gabimisht, prokuroria serbe nuk e identifikoi siç duhet

Avokati Xhevdet Smakiqi, thotë se është e pamenduar të gjendet dëshmitarë që e dëshmon se Dakaj ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.

Smakiqi, në RTV Dukagjini, për rastin e Hasan Dakajt që është ndaluar në Serbi, ka thënë se i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, dhe se janë në fazën e procedurës ku do të shtrohet një ankesë.


“Unë për të qenë i sigurt kam kërkuar sot që të na konfirmojnë nëse e kanë dorëzuar ankesën apo jo, por deri tani nuk kemi asnjë konfirmim sepse jemi në një situatë që konsiderojmë se Dakaj është ndaluar politikisht, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe atij i është ndaluar lëvizja e lirë nën dyshimin për krime lufte”, ka thënë Smakiqi.

Avokati ka thënë se Dakaj asnjëherë nuk ka qenë i dyshuar për vepra penale as në Kosovë por as jashtë Kosovës.

U arrestua nga Serbia, ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit prej një muaj
Lexo po ashtu U arrestua nga Serbia, ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit prej një muaj

“Prokuroria e Serbisë krejt gabimisht nuk e ka identifikuar si personin që po e kërkon, sepse Dakaj në atë kohë ishte 19 vjeçar dhe nuk ka mundësi ndoshta asnjë dëshmitar, përveç sajimeve, që do të mund të identifikonte një 19 vjeçar që tashmë i ka afro 50 vjet”, ka thënë Smakiqi.

Sipas avokatit, ky është një gabim faktik që prokuroria e Serbisë është duke e bërë.

“Kjo për neve ka qenë dhe është një gabim faktik të cilin prokuroria e Serbisë është duke e bërë sepse krejt gabimisht e ka arrestuar Hasan Dakaj”, ka shtuar Smakiqi.

Tutje, Smakiqi ka theksuar se presioni diplomatik mund ta lirojë ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj./RTV Dukagjini/