LAJMI I FUNDIT:

Hilmi Kelmendi 30 ditë në paraburgim, BE dhe Kosova po merren me rastin

Hilmi Kelmendi 30 ditë në paraburgim, BE dhe Kosova po merren me rastin

Gjykata e Beogradit, ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e dytë, kosovarin Hilmi Kelmendi.

Lajmin për Klan Kosova, e konfirmoi Bashmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme.


Ai po ashtu tha se për trajtuar rastin e Hilmi Kelmendit i cili është arrestuar në mesnatën e së premtes dhe të shtunës kjo ministri ka angazhuar dhe një ekip në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe diplomacinë e Kosovës.

Angazhimi i ekipit ”bëhet për të ndihmuar jo vetëm Hilmi Kelmendin por edhe të gjithë vëllezërit tanë të cilët arrestohen në një mënyrë të tillë”, përfundoi Xhemaj, njofton Klan Kosova.

11