LAJMI I FUNDIT:

MPB ngriti padi penale kundër një inspektori në SPB Shkup

MPB ngriti padi penale kundër një inspektori në SPB Shkup

Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së, dorëzoi padi penale kundër ZH.I., i punësuar si inspektor kryesor në Sektorin për punë të brendshme Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”.

“Personi në fjalë akuzohet se duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, gjatë kryerjes së detyrës së punës – ekspertizë në rast të vjedhjes së rëndë në shtëpi – me qëllim të përvetësimit të pronës materiale joligjore, në mënyrë të paautorizuar ka marrë stoli ari, me çka ka kryer veprën penale në fjalë”, thonë nga MPB.

Me urdhër të Prokurorisë publike, personi ZH.I. është arrestuar dhe kundër tij nga ana e MPB-së është nisur proces disiplinor dhe është larguar nga vendi i punës./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Kronika e Zezë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Lajme
Kalo në kategori