“Çdo plumb ka një objektiv! – Festoni me zemër, jo me armë”, është slogani i fushatës së re për ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. Aktiviteti zbatohet nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Nga MPB Maqedoni thonë se qëllimi kryesor i fushatës është të paralajmërojë për pasojat e përdorimit të paautorizuar të armëve të vogla dhe të lehta, veçanërisht gjatë festave, si dhe të zvogëlojë numrin e incidenteve që lidhen me të shtënat.
Në ceremoninë e sotme të fillimit zyrtar të fushatës, që u mbajt në hotelin “Aleksandar Palace”, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se lufta kundër tregtisë ilegale të armëve është prioritet strategjik i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Si rezultat i aktiviteteve të planifikuara të intensifikuara në këtë fushë, rezultate veçanërisht domethënëse janë arritur vitin e kaluar, si me rritjen e numrit të krimeve të zbuluara, ashtu edhe me rritjen e sasisë së përgjithshme të armëve, municioneve dhe lëndëve shpërthyese të sekuestruara. Paralelisht me këtë, po punohet në mënyrë aktive për ngritjen e vetëdijes publike për rreziqet nga keqpërdorimi i armëve të zjarrit. Konkretisht, pjesëmarrja e partneritetit në këtë fushatë së bashku me UNDP-në tregon edhe një herë vendosmërinë tonë, krahas veprimit represiv, që të vazhdojmë të punojmë në vazhdimësi në fushën e parandalimit, në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, mbi të gjitha në komunitetet lokale”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ai theksoi se gjatë vitit të kaluar, deri në fund të shtatorit, policia ka regjistruar 14 raste të keqpërdorimit të armëve gjatë festave dhe kremtimeve dhe të gjitha janë zgjidhur penalisht.
Fushata e re në të njëjtën kohë do të zbatohet në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë në suaza të projektit “Qasja institucionale e integruar ndërkufitare në luftën kundër tregtisë ilegale të armëve dhe armëve të vogla dhe të lehta”.
Nëpërmjet aktiviteteve dhe ngjarjeve të ndryshme, qytetarët do të inkurajohen të raportojnë për të shtëna të paautorizuara, por do të punohet edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, veçanërisht në rajonet kufitare, për të luftuar në mënyrë efikase tregtinë e paligjshme të armëve.
Zëvendësja e përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së, Sanja Bojaniq theksoi se do të arrijmë ta reduktojmë numrin e incidenteve të shkaktuara nga armët e zjarrit vetëm nëse të gjithë së bashku punojmë për të arritur këtë qëllim.
“Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se ata janë aktorët kyç të kësaj historie dhe se duhet të festojnë “me zemër, por jo me armë”, pra të mos i marrin armët gjatë ahengjeve. Siç thotë slogani i fushatës “çdo plumb e ka një shënjestër”, madje edhe ata që gjuhen në momente të lumtura, pa synim për të lënduar dikend, mund të marrin jetën e njeriut. Mu për këtë, UNDP-ja është e përkushtuar për ndërtimin e komuniteteve të sigurta përmes rritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me MPB-në dhe partnerët tjerë nacional”, tha Bojaniq.
Në aktivitetin e sotëm u shfaq edhe një ekspozitë me titull “Po sikur…?”, e cila përmbante tituj nga raportet e mediave për incidentet e shkaktuara nga plumbat endacakë. Ideja e ekspozitës është të pyesim veten se sa lehtë i tejkalojmë këto lajme, pa pyetur veten “Po sikur të goditet njeri?”. Qëllimi është të ndryshohet ky perceptim dhe të inkurajohet raportimi dhe dënimi i çdo gjuajtjeje të paautorizuar.
Fushata “Çdo plumb ka një objektiv!” Festoni me zemër, jo me armë” financohet nga qeveritë e RF të Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Mbretërisë së Suedisë, Republikës së Francës, Mbretërisë së Holandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë nëpërmjet Fondit shumëpartnerësh të mirëbesimit dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Alergjia tek fëmijët
Mickoski: Pas zgjedhjeve do të ulemi dhe do të bisedojmë me të gjitha partitë politike opozitare
Dyshohen për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport, Prokuroria ngrit propozim-akuzë kundër 12 personave
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri