LAJMI I FUNDIT:

MPB dhe OSBE nënshkruan memorandum për mirëkuptim për kontroll të armëve të lehta

MPB dhe OSBE nënshkruan memorandum për mirëkuptim për kontroll të armëve të lehta

Pesëmbëdhjetë stacione kufitare policore në Maqedoni dhe një qendër rajonale për punë kufitare do të marrin mundësi për rritjen e sigurisë fizike dhe informatike-teknologjike të rezervave të armëve të vogla të lehta dhe municionit në drejtim të ruajtjes më të sigurt të rezervave dhe parandalim të vjedhjes së tyre dhe trafikimit eventual të mëtutjeshëm, në pajtim me Memorandumin për mirëkuptim midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Misionit të OSBE-së.

Memorandumin sot në Shkup e nënshkruan ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadorja e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen.


Projekti realizohet me ndihmë financiare nga BE-ja dhe ambasadorja e Gjermanisë në vend, ndërsa në bashkëpunim me MPB-në. Në nënshkrim morën pjesë edhe ambasadori gjermani Tomas Gerberih dhe përfaqësuesi i delegacionit të BE-së. Tibor Varadi.

“Qëllimi i projektit është që OSBE-ja në bashkëpunim me MPB-në dhe policinë kufitare ta përforcojë kontrollin kufitar, trafikimin me armë të lehtë dhe municion, por edhe të përforcohet lufta kundër krimit të organizuar dhe rreziqeve trans-nacionale”, tha Suomalainen.

“Këto aktivitete janë obligimi ynë si vend-anëtar i OSBE-së, së bashku të kontribuojmë për siguri rajonale”, theksoi ministri Spasovski.

Projekti zbatohet në periudhën prej dy viteve, nga 1 tetori i këtij viti deri më 30 shtator të vitit 2019 dhe vlera e projektit kap shumën e 1.086.960 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori