MPB dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë shpërndajnë fletushka informative për udhëtim të sigurt në kushte të verës

Nëpunës policorë nga Qendra rajonale për punë kufitare "Jugu" sot në vendkalimet kufitare "Bogorodicë" dhe "Mexhitli" në bashkëpunim me vullnetarë nga Kryqi i Kuq i RMV-së zbatuan aksion parandalues për udhëtim të sigurt në kushte të verës.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëpunësit policorë u kanë treguar udhëtarëve gjatë hyrjes në vend për nevojën e vozitjes së kujdesshme dhe të prëgjegjshme dhe duke pasur parasysh temperaturat e larta ditore, është e preferuar pushimi në drejtim të evitimit të ndikimit të temperaturave si rrezik nga fatkeqësi të mundshme trafiku. Së bashku me vullnetarët nga Kryqi i Kuq krahas këshillave, udhëtarëve u kanë dhënë ujë si dhe fletushka edukative me përmbajtje informative përndryshe të përgatitura nga QR për VK "Jugu".
"Aktivitetet e këtilla dhe të ngjashme do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, aq më shumë me rritjen e pritshme të frekuentimit të komunikacionit përmes vendkalimeve kufitare", informojnë nga MPB.





















































