LAJMI I FUNDIT:

MPB me aksion të koordinuar kundër drogës në 24 qytete të Maqedonisë

MPB me aksion të koordinuar kundër drogës në 24 qytete të Maqedonisë

Në aksionin e koordinuar policor në 54 lokacione në 24 qytete janë gjetur dhe konfiskuar drogë dhe armë.

Gjatë ditës së djeshme, siç njoftoi Suzana Pranjiq Talevska, nga ana e Byrosë për Siguri Publike, Departamentit për zbulimin e krimit të organizuar dhe krimeve serioze, Departamentit të policisë kriminalistike, të gjithë Sekotrët e Punëve të Brendshme në vend në bashkëpunim me Departamentin për operacione speciale dhe në bashkëpunim me prokuroritë publike është zbatuar aksion policor me qëllim të parandalojnë vepra penale lidhur me tregtinë me drogë në territorin e gjithë Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se më herët është përgatitur plan për ndërmarrjen e masave konkrete dhe gjatë ditës së djeshme ka pasur kontrolle në 24 qytete në 54 lokacione të ndryshme, dhe është gjetur drogë dhe armë.

“Nga masat dhe aktivitetet e ndërmarra të MPB-së kundër shitjes së drogës, gjatë dy muajve në Maqedoninë e Veriut janë konfiskuar 22 kilogramë drogë, marihuanë, fara të kanabisit, kokainë, heroinë, vaj hashishi, dy mijë litra metadon, rreth 200 copa tableta MDMA dhe ekstaza. Krahas kësaj, janë marrë edhe tre pistoleta, një pushkë, një bombë, 54 plumba, katër peshore, si dhe shtatë automjete dhe një motoçikletë”, tha Pranjiq Talevska.

Për këto vepra penale, siç tha Pranjiq Talevska, janë ngritur 30 aktakuza kundër 36 personave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori