Reperi nga Ferizaj, Mozzik, tash e një kohë është duke punuar në projektin e ri muzikor dhe siç ka bërë të ditur publikohet me datën 8 nëntor.

Meqë shpërndarja e këngëve tashmë është bërë e rëndomtë në platformat e ndryshme muzikore, reperi së fundmi ka treguar se projekti i tij i vërtetë nuk ka dalë akoma.


Ai ka bërë një sqarim në llogarinë personale, Instagram, duke thënë se kënga e lansuar është një projekt i vjetër i tij, i vitit 2012.

75264850 536712897152765 4612707804032008192 n 1 Mozzik reagon rreth këngës "Dhelpër Dinake" (Foto: Instagram)

"Ajo këngë e cila është publikuar në YouTube nuk është Dhelpër Dinake. Është një këngë e vjetër e imja, 2012 atëherë. Me datën 8 dhjetor del Dhelpër Dinake", ka shkruar mes të tjerash ai.

Mozzik po ashtu ka finalizuar edhe xhirimet e klipit, i cili tashmë siç shihet është kthyer sërish në vendlindjen e tij - Ferizaj, për të jetuar dhe për të vazhduar me karrierën profesionale.

E gjithë kjo erdhi, pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Loredana Zefi, me të cilën ai ndan vajzën 11 muajshe të quajtur, Hana.

Ditë më parë, reperi gjithashtu zbuloi se ka bërë tatuazh në krah portretin e vajzës së tij, që tanimë është gjëja e vetme që i bën bashkë reperët. /Telegrafi/