Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Shko” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.


Projekti, që është njëherësh i dyti në albumin e tij të radhës, solli artistin në një paraqitje të mahnitshme skenike.

Screenshot 1 131 Mozzik (Foto: YouTube)

Teksti është shkruar nga vet Mozzik, kurse për producimin është përkujdesur Rzon dhe 'Pëllumb beats'.

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë është bërë nga kompozitori i njohur nga Maqedonia, Darko Dimitrov.

Videoklipi i është besuar “Sekuencë”, gjersa të plotë tanimë e gjeni në kanalin e Mozzik në YouTube.

Projekti paraprak i Gramos Aliut (emri i vërtetë) mbetet “Bonjour Madame” në duet me reperin Noizy. /Telegrafi/