Datat 5, 6 dhe 7 mars shënojnë epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto ditë po ashtu shënojnë sulmin e tretë mbi familjen Jashari në Prekaz të Drenicës më 1998, të cilat njëherësh edhe rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari.


Derisa sot është dita e tretë (e hënë) që po bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut, në Prekaz kanë qenë edhe artistët shqiptarë, Mozzik e Don Xhoni.

Screenshot 8 11 Mozzik (Foto: Instagram)

Ishte reperi nga Ferizaj që ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale gjatë vizitës së tij me disa nga miqtë.

“Përkulemi gjithmonë para juve familja Jashari”, ka shkruar ai.

Screenshot 9 11 Mozzik (Foto: Instagram)

“Drenica lind veç trima”, vazhdoi ai në një tjetër fotografi të hedhur në InstaStory.

Manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon ditën e sotme (7 mars) me ndezjen e zjarreve në Prekaz. /Telegrafi/

Screenshot 10 10 Mozzik (Foto: Instagram)

Screenshot 11 8 Mozzik (Foto: Instagram)