LAJMI I FUNDIT:

Mozzik me një shkrim të ndjeshëm në InstaStory: Do i kujtoj edhe momentet e hidhura, po nuk i mbajte mirë ikin e nuk kthehen më

Mozzik me një shkrim të ndjeshëm në InstaStory: Do i kujtoj edhe momentet e hidhura, po nuk i mbajte mirë ikin e nuk kthehen më
Foto: Mozzik/Instagram

Reperi i njohur Mozzik, ka qenë një emër mjaft i përfolur muajve të fundit.

Që kur nëna e vajzës së tij, Loredana Zefi, bëri njoftimin se do të ishte tashmë një nënë beqare – interesimi për jetën e reperit nga Ferizaj vetëm sa vjen e rritej.

Duket se lidhur me të gjitha ngjarjet e tij të fundit në jetë, ai ka vendosur që të reagojë së fundmi përmes një shkrimi të ndjeshëm, të bërë në InstaStory.


https://www.instagram.com/p/B3wskacFdbf/

Mozzik ka shkruar se pa marrë parasysh sfidat, asgjë nuk do ta ndalojë drejt rrugës së suksesit, dhe se është mirënjohës për të gjitha ato që ka rritur rrethuar nga personat që e shoqëruan në këtë rrugëtim.

“Do qëndroj pa lëvizur karakterin vetëm duke forcuar atë, do i qëndroj besnik sakrificave të mia falë atyre që jam këtu…Do i rikujtoj të gjitha momentet e hidhura, në momentet më të mira që ta di që ato po nuk i mbajte mirë, ikin e nuk kthehen më…Do eci kryelartë pa ndalur epshin për sukses…Do kujtoj fytyrën e nënës kur e bëra të qante…e si lotëve të saj i shpalla luftë që t’ia kthejë buzëqeshjen nga që e meriton…Më duaj ose më urrej, të dyja janë ndjenja”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.

Foto: Mozzik/InstaStory

Përndryshe, reperi ka paralajmëruar edhe se me 8 nëntor, do të publikojë këngën e tij më të re me titull “Dhelpër dinake”. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B4NZoLklcHX/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori