LAJMI I FUNDIT:

Mozarti dhe koronavirusi

Mozarti dhe koronavirusi

Violinisti dhe dirigjenti i njohur rus, Vladimir Spivakov, tha sot se Mozarti mund të ndihmojë në trajtimin e koronavirusit, sepse, nëse Mozarti arrin të ndihmojë lopët, sigurisht që mund të ndihmojë edhe njerëzit.

I pyetur gjatë një konference për shtyp në Minsk, për vetitë kuruese të muzikës klasike dhe aftësinë e saj për të parandaluar koronavirusin, 75-vjeçari u përgjigj se kompozitori austriak mund të ishte një ndihmë e madhe.


“Mozarti mundet. Nëse Mozart arrin të ndihmojë lopët, atëherë ai patjetër mund të ndihmojë edhe njerëzit. Edhe operat italiane janë gjithashtu të mira”, tha drejtori artistik i Orkestrës Filarmonike të Moskës i cili, nga ana tjetër, këshilloi që të shmangej Wagneri.

Sipas tij, ndikimi i muzikës në trup është i vërtetë dhe mund të shpjegohet me dridhjet zanore.

“Tingulli është një fenomen fizik. Sa më i qartë toni, aq më shumë dëgjohet ai dhe është e mundur që ta çoni edhe më tej”, tha ai. /ata/