LAJMI I FUNDIT:

Mozaiku i lashtë i zbuluar në Turqi, shfaq një skelet duke pirë verë (Foto)

Mozaiku i lashtë i zbuluar në Turqi, shfaq një skelet duke pirë verë (Foto)

Gjatë gërmimeve në një hapësirë në Turqi, është zbuluar një mozaik që besohet se është i vjetër 2,400 vjet.

Në këtë punim shihet një skelet gjysmë i shtrirë, që mban në dorë një gotë me verë, teksa dorën tjetër e ka sipër kokës.

Në mozaikun ku shihet edhe një shishe e madhe vere, shkruan në alfabetin e lashtë grek: “Bëhu i gëzueshëm, shijoje jetën”, transmeton Telegrafi.

Kjo vepër e artit, që besohet se i përkiste pjesës së sipërme të dhomës së ndejës, nuk dihet saktë se cilës periudhë i përket. Por, besohet se është e Epokës së Romës, sepse në atë kohë shkruhej shpesh edhe në alfabetin grek.

Ky zbulim është bërë në Hatay, një krahinë jugore turke, që ndodhet në kufi me Sirinë.

Ndryshe, ky vend që dikur quhej Antioka, është i njohur për shumë artefakte. /Telegrafi/

antioka2