LAJMI I FUNDIT:

Mourinho merr mbështetjen nga Roma, pritet të bëjë revolucion duke larguar rreth 15 futbollistë

Mourinho merr mbështetjen nga Roma, pritet të bëjë revolucion duke larguar rreth 15 futbollistë

Jose Mourinho është duke kaluar vitin e tij të parë si trajner i Romës, por jo gjithçka ka shkuar sipas planeve të tij.

Roma ka mbetur shumë larg skuadrave pretendente për titullin e kampionit, por është eliminuar edhe nga Kupa e Italisë që ka sjell një revoltë të Mourinhos.

Megjithatë përkundër se ka pakënaqësi me ekipin aktual, Mourinho ka marrë mbështetjen e plotë të klubit dhe do të mbetet te Roma.


Sipas asaj që ka njoftuar Corriere dello sport, trajneri portugez ka marrë mbështetjen e plotë të klubit për të bërë një revolucion në Romë.

Kësisoj te Giallorosët priten shumë largime, pasi vetëm tetë futbollistë e kanë të sigurt qëndrimin në Olimpico.

Kapiteni Lorenzo Pellegrini së bashku me Rui Patricion, Chris Smalling, Gianluca Mancini, Leonardo Spinazzola, Sergio Oliviera, Nicolo Zaniolo dhe Tammy Abraham do të mbeten te Roma.

Në dyshim dhe do të luftojnë për të mbetur në kryeqytetin italian janë Marash Kumbulla, Rick Karsdorp, Roger Ibanez, Stephan El Shaarawy, Gyan Felix, Ainsley Maitland-Niles, Jordan Veretout dhe Bryn Cristante.

Ndërkohë lojtarët që e kanë të sigurt largimin nga Roma jën Mkhitaryan, Carles Perez, Amadou Diawara, Alessandro Florenzi, Justin Kluivert, Davide Santon, Gonzalo Villar, Darboe, Zalewski dhe Bove.

Gjithnjë sipas mediumit italian, te Roma pritet të vijnë rreth 10 futbollistë në afatin kalimtar të verës, pasi Mourinho dëshiron të ndërtojë një skuadër të fuqishme për edicionin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori