Jose Mourinho ka thënë se ekipi i tij meritoi më shumë, pas humbjes 1-0 të Tottenham Hotspur nga Liverpooli.

Reds arritën të fitojnë në një ndeshje derbi në udhëtim te Tottenhami për të vazhduar serinë e fitoreve dhe pa humbje në plot 21 ndeshje këtë sezon.


Megjithatë, trajneri i Spurs, Mourinho mendon se ekipi i tij meritoi më shumë se kjo humbje në ndeshje ndaj Liverpoolit.

“Djemtë dhanë absolutisht gjithçka ndaj Liverpoolit”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.

Mourinho Spurs 1 Humbja nga Reds ka lënë shije të hidhur te Mourinho (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Po flasim për ekipin më të mirë në botë në maksimumin e potencialit të tij dhe ne jemi një ekip me vështirësitë për të cilat i dini tashmë”.

“Merituam më shumë se ato që morëm dhe unë kam vetëm arsye për të qenë krenarë”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

telegrafi sport app