Jose Mourinho e ka filluar punën te Tottenham me fitore, ndërsa është ndalur të flas edhe për Zlatan Ibrahimovic që shihej si përforcim për ekipin në janar.

Mourinho e ka përjashtuar afrimin e suedezit në afatin kalimtar dimëror edhe pse Ibrahimovic ka punuar me  portugezin te Interi dhe Manchester United.


Në konferencën e sotme për shty, Mourinho u pyet se a do të vijë Ibra te Tottenham, ku nuk mungoi përgjigja e tij e menjëhershme: "Nuk ka gjasa".

mourinho tottenham 1

Ai u ndal duke e vlerësuar lartë sulmuesin Harry Kane. "Ne e kemi sulmuesin më të mirë në Angli. Një nga dy, apo tre më të mirët në botë".

"Nuk ka kuptim  ta ofronim për një sulmues të dimensioneve si Zlatan - që është në të 30-tat dhe mund të luajë në çdo klub në botë, por për ne nuk do të kishte kuptim pasi ne e kemi Harry Kane", ka thënë Jose Mourinho.

Harry Kane

Tottenham shënoi fitore në fundjavë, duke e mposhtur West Hamin me rezultat 3-2. /Telegrafi/

telegrafi sport app